Remove Ads

Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 1
» Latest member: BLackTiGer
» Forum threads: 16
» Forum posts: 18

Full Statistics

Online Users
There are currently 0 online users.
» 0 Member(s) | 0 Guest(s)

Latest Threads
Privatesia dhe Anonimitet...
Forum: Rregullorja & Njoftime
Last Post: Rambo
08-25-2021, 12:51 PM
» Replies: 0
» Views: 15
Pershkrimi i versionit Un...
Forum: Rregullorja & Njoftime
Last Post: Rambo
08-25-2021, 12:45 PM
» Replies: 1
» Views: 30
Mirembajtja e Forumit
Forum: Rregullorja & Njoftime
Last Post: Rambo
08-25-2021, 12:28 PM
» Replies: 0
» Views: 24
Identifikimi i vizitoreve...
Forum: Rregullorja & Njoftime
Last Post: Rambo
08-25-2021, 12:25 PM
» Replies: 0
» Views: 18
Rregullorja e Forumit
Forum: Rregullorja & Njoftime
Last Post: Rambo
08-25-2021, 12:21 PM
» Replies: 0
» Views: 22
Ndihmoni forumin me share...
Forum: Rregullorja & Njoftime
Last Post: Rambo
08-25-2021, 12:14 PM
» Replies: 0
» Views: 20
Cfare duhet të dini mbi U...
Forum: Rregullorja & Njoftime
Last Post: Rambo
08-25-2021, 12:12 PM
» Replies: 0
» Views: 19
Kur hapni një temë të re....
Forum: Ndihmoni njëri-tjetrin
Last Post: Rambo
08-17-2021, 07:51 PM
» Replies: 0
» Views: 19
Lexo përpara se të bësh p...
Forum: Prezantoni veten ne Forum
Last Post: Rambo
08-17-2021, 07:46 PM
» Replies: 0
» Views: 20
Rifreskim Rregulloreje Pe...
Forum: Dhoma #Shqiperia
Last Post: Rambo
07-13-2021, 06:26 PM
» Replies: 0
» Views: 35

 
  Privatesia dhe Anonimiteti
Posted by: Rambo - 08-25-2021, 12:51 PM - Forum: Rregullorja & Njoftime - No Replies

Privatesia dhe Anonimiteti!
Privatesia dhe Anonimiteti i Anëtarëve të Forumit

Përdoruesit e Internetit mbarë botës, në këtë Forum/Bord diskutimesh kanë mundesine te rregjistrohen duke u shoqeruar nje profil me nje Emer Identifikues Unik ne te gjithe forumin.

Ne rregjistrin/databazen tone rregjistrohen dhe ruhen ne menyre sekrete nga stafi dhe anetaret e tjere, te gjitha te dhenat dhe hapesirat ne profilin e anetarit (duke perjashtuar ato publike).

Forum.undheti.al NUK ndan asnje lloj informacioni me te tjere dhe NUK ben asnje marreveshje per asnje lloj informacioni mbi te dhenat e Anetareve te rregjistruar.

Undheti.al shton te drejten te rregjistroj dhe arkivoj te gjithe adresat IP te Anetareve ne forum. Per çeshte sigurie dhe per çdo thyerje te ligjeve keto informacione do ti raportohen instituteve ligjore ne shtetin perkates.

Si anetare i Undheti.al Kushtet te forumit te vena ne funksion nga drejtuesit e Forumit!

Print this item

  Pershkrimi i versionit Undheti
Posted by: Rambo - 08-25-2021, 12:39 PM - Forum: Rregullorja & Njoftime - Replies (1)

Faqja ka shume avantazhe. Te gjitha faqet jane dinamike. Kjo do te thote qe sa here qe ju do te vizitoni netedy do te gjeni material te ri mbi historine, muziken, letersine, lajmet e fundit dhe shume tema te ndryshme. Gjithashtu, vizitoreve u jepet mundesia te shprehin mendimet e tyre ne vete faqet e projektit. Kjo do te sqarohet me poshte.

Tani do fillojme procesin e hapjes se faqes....

Ne krye te faqes do shikoni logon e Undheti.
Ne menune poshte logos do te gjeni.....


Menuja

Rregjistrohu
Te gjithe vizitoret duhet te regjistrohen per te hapur faqet e undheti dhe per tu dhene mundesia per te postuar mendimet e tyre. Kjo do te thote qe ju duhet te mbani mend dhe nje emer dhe fjalekalim tjeter. E dime qe ju keni shume per email, forum, chat por u premtojme se kjo do jete llogaria e fundit.

Historia
Ky version do jete i njejte me te ate te vjetrin. Ketu do te gjeni materiale te shkeputura nga libra te ndryshem Shqiptare dhe te huaj per historine e Shqiperise.

Muzike
Kjo faqe do te jete gjithashtu e njejte. Faqja e muzikes do hapet ne nje dritare te re dhe nuk ka ndryshuar nga ajo e vjetra. Klikoni mbi butonin e muzikes per te degjuar mbi 700 kenge shqiptare nga me shume se 50 kengetare.

Letersia
Ky button do tu drejtoje ne faqen e letersise ku ju jepet mundesia te shfletoni me qindra faqe dhe te lexoni vjershat e Naimit, Cajupit dhe shume poeteve te tjere.
Ne kete seksion do te postojme dhe shume poezi nga vizitoret tane te talentuar.

Lajme
Ne faqen e lajmeve do te gjeni lidhje direkte me shume agjenci lajmesh. Mund te degjoni emisione te ndryshme lajmesh me audio dhe video nepermjet valeve te internetit.

Forum
Duke shtypur kete buton do te hapet nje dritare e re per forumin shqiptar. Forumi u jep mundesine te diskutoni mbi shume tema me vizitore te tjere.

Chat
Ky eshte seksioni me i famshem i undheti pas muzikes pasi u jep mundesine shqiptareve te llafosen me njeri tjetrin nga e gjithe bota. Kjo eshte dhoma me e vizituar ne internet dhe do te gjeni te pakten 100 vizitore ne cdo kohe te dites dhe nates te gatshem per nje dore muhabet ne shqip. Shumica e vizitoreve jane ne moshe te re por cdo njeri mund te marre pjese. Kini kujdes se undheti nuk mban pergjegjesi per oret e humbura te gjumit, ose notat e ulta qe mund te shkaktohen nga chati.

Menuja

Projekti
Ne kete menu do te gjeni informacion mbi undheti, historine dhe stafin e undheti.

Menuja
Hyrje
Faqja e hapjes e undheti ku do te gjeni lajmet me te fundit nga shume tema te ndryshme.

Llogaria ime
Pasi te jeni rregjistruar dhe te jeni identifikuar ju jepet mundesia te futeni ne llogarine tuaj ku ju mund te ndryshoni informacionin e regjistrimit, fjalekalimin dhe shume gjera te tjera sipas preferencave tuaja.

Administrimi
Kjo faqe eshte vetem per administratoret e faqes undheti.

Largohu
Sa here qe largoheni nga kompjuteri mos harroni te klikoni mbi Largohu dhe te mbyllni dritaren. Studentet qe vizitojne nga shkolla duhet te bejne shume kujdes per kete pasi te njejten kompjutera perdoren nga shume studente qe mund te futen ne llogarine tuaj dhe te ndryshojne fjalekalimin. Sa here qe largoheni nga kompjuteri mos harroni te klikoni fjalen Largohu.

Postimet e reja
Te rejat me te fundit mbi projektin undheti.

Anetaret
Lista e anetareve te undheti. Keta anetare jane te regjistruar dhe me aktivitetin me te larte ne forum ne baze te postimeve dhe pelqimeve.

Kryeartikujt
Kjo eshte nje faqe e thjeshte qe rendit artikujt me te rendesishm te netedy

Temat
Ketu mund te shikoni nje liste te te gjitha temave qe vizitoret po diskutojne. Cdo teme ka nga nje fotografi. Duke klikuar mbi fotografine ju do te vizitoni faqen per ate teme ku do te gjeni artikuj te ndryshem qe vizitoret kane postuar. Nqs jeni rregjistruar ju mund te komentoni mbi nje artikull.


Kontributi juaj
Nqs jeni te regjistruar dhe te identifikuar ju mund postoni artikuj mbi tema te ndryshme. Kjo do sherbeje ne rritjen e aktivitetit te forumit.

Kryelista
Nje liste e thheshte e artikujve me te lexuar, seksioneve me te lexuar/vizituar, anetareve me aktiv dhe sondazheve.

Rekomandime
Rekomandojani faqen undheti nje shokut/shoqes tuaj duke i derguar nepermjet rrjeteve sociale.

Pyetesori
Pytje/Pergjigje qe vizitoret kane per undheti

Kerko
Kerkoni te gjitha faqet e undheti per disa fjale te caktuara.


Shpresojme te kemi bere te qarte ndryshimet dhe perdorimin e versionit te undheti. Nqs keni pyetje, gjera te paqarta, ose thjesht komente mbi komunitetin mund te beni email tek info@undheti.al, ose te perdorni chatit dhe forumet.

Kjo faqe do vazhdoje te ndryshoje me me shume informacion per komunitetin, dhe do te jete si manual per perdorimin e Undheti.

Print this item

  Mirembajtja e Forumit
Posted by: Rambo - 08-25-2021, 12:28 PM - Forum: Rregullorja & Njoftime - No Replies

Nese deshironi te ndihmoni forumin, mund te vini re qe poshte cdo shkrimi ka dhe nje buton REPORT! Shume shkrime nuk mund te monitorohen gjithmone, por nese vini re nje shkrim qe ka nje ofendim, nje shkrim qe nuk i perket kategorise apo cdo gje tjeter qe mendoni se nuk qendron ne ate shkrim, ju lutem klikoni REPORT dhe shkruani arsyen qe mendoni!

Duke kryer kete veprim ju do kontribuoni drejtperdrejt ne administrimin e forumit dhe do lehtesoni shume punen e moderatoreve per te mbajtur nje forum sa me te organizuar!

Dhe ne fund, mos harroni qe jemi ketu per t'u argetuar, per te mesuar nga njeri tjetri dhe ne nje ambient qe e krijojme ne vete! Smile

Print this item

  Identifikimi i vizitoreve ne Undheti.al
Posted by: Rambo - 08-25-2021, 12:25 PM - Forum: Rregullorja & Njoftime - No Replies

Përmbajtja e temës!
1. Çfarë është llogaria ime, pseudonimi dhe fjalëkalimi?
2. Pse duhet të regjistrohem dhe a është i detyrueshëm regjistrimi?
3. Çfarë kushtesh duhet të plotësoj për krijimin/regjistrimin e saj?
4. Lexoni rregulloren e forum Undheti!
5. Si mund të regjistrohem/krijoj një llogari në forum.undheti.al?


C'fare eshte llogaria ime?


Llogaria përbëhet nga një emër/pseudonim i cili mbrohet me fjalëkalim personal. Mund të futeni me llogarinë tuaj nga të gjithë ato kompjutera që janë të lidhur me internet.




Cfare eshte pseudonimi/emri?


Emri i regjistrimit është emri ose pseudonimi që JU keni zgjedhur të identifikoheni apo shkruani në forum. Emrin tuaj nuk mund ta përdorë një vizitor i dytë, pasi ta keni regjistruar atë. Një emër mund të regjistrohet vetëm një herë, në këtë mënyrë JU do të jeni përgjegjës për postimet që shkruani në forum.


Sugjerojmë të zgjidhni një emër të shkurtër, pse jo në shqip i cili mund t'ju përfaqësojë JU denjësisht në forum!




Cfare eshte fjalekalimi?


Fjalëkalimi është një fjalë sekrete. Detyra e tij është të mbrojë llogarinë tuaj nga njerëzit e tjerë, pra vetëm ju dhe vetëm ata persona që janë në dijeni të fjalëkalimit tuaj mund të futen me llogarinë tuaj. Fjalëkalimi mund të përmbajë gërma dhe numra. Shembull: Netedy123 ose Forum123 .


Gjithashtu, duhet të kini parasysh që fjalekalimi është i ndjeshëm përsa i përket gërmave nëse ato janë mëdha apo të vogla: forumUndheti nuk është i njëjtë me shqiptar apo SHQIPTAR. Ka të bëje shumë fakti se cilat gërma janë të mëdha dhe cilat janë të vogla.



Pse duhet të regjistrohem dhe a është i detyrueshëm regjistrimi?

Regjistrimi nuk është i detyrueshëm dhe ju si vizitor keni të drejtë të lexoni pa asnjë problem Undheti!
Regjistrohuni dhe komunikoni me shqiptarë anëmbanë botës, duke mos përjashtuar shërbimet që do ju mundësohen si anëtar/e i/e regjistruar:


1. Të postosh tema të reja.
2. Të përdorësh sistemin e kërkimit.
3. Tu përgjigjesh temave që janë hapur nga anëtarët e tjerë.
4. Të shkëmbesh mesazhe private me anëtarët e forumit.
5. Të krijoni një listë miqsh në forum me anëtarë që më parë nuk i njihnit.
6. Shumë shërbime të tjera që do të shtohen në të ardhmen.


Kushtet që duhet të plotësoni për krijimin/regjistrimin e saj?

Të regjistrohesh në forum është tepër e thjeshtë dhe pa shpenzime. Është i jo i detyrueshëm aktivizimi i llogarisë nëpërmjet postës elektronike, ndaj edhe kushti i vetëm është se ju duhet një adrese e saktë elektronike,ne raste probleme me passwordin! Adresa mund të përdoret vetëm njëherë, pra ju nuk mund të regjistroni 2 llogari të ndryshme më të njëjtën adresë elektronike. Zgjidhni një pseudonim/emër që nuk gjendet në forum dhe një fjalëkalimin tuaj personal.

Vini re: Regjistrimi nuk kerkon nje poste elektonike te vlefshme.

Print this item

  Rregullorja e Forumit
Posted by: Rambo - 08-25-2021, 12:21 PM - Forum: Rregullorja & Njoftime - No Replies

RREGULLORJA E FORUMIT UNDHETI


Rregullorja e forumit forum.undheti.al është një listë e thjeshtë dhe e qartë e rregullave që çdo anëtar/e i këtij forumi duhet ti respektoj.
Kjo rregullore është e nevojshme për te ruajtur mbarëvajtjen e forumit. Respektimi i normave të etikës shoqërore favorizon krijimin e një atmosferë të këndshme për pjesëmarrje dhe rrjedhimisht ecurinë e forumit.

* Gjuha zyrtare e forumit është gjuha shqipe!

. Në këtë forum është mirë të përdoret gjuha letrare shqipe.
. Përdorimi i dialekteve Toskë dhe Gegë lejohen në pamundësi të njohjes se gjuhës letrare shqipe.
. Diskutimi në gjuhë të huaj lejohet vetëm në nënforume të caktuara. Mund të lejohet citimi në gjuhë të huaj i ndonjë fraze apo fjalie të shkurtër të ndonjë autori të huaj.

* Nuk lejohen reklamat, propaganda, ofendime personale, racizmi!

Nuk lejohet të dërgoni materiale të rreme, diskretituese, të pasaktë, fyes, vulgare, urryes, ngacmuese, të pahijshme, të parespektueshme, me përmbajtje pornografike, kercënues, cënues të privatësisë së personave, materiale për të rritur, ose ndryshe materiale që dhunojnë ndonjë ligj Ndërkombëtar. Propaganda e çfarëdo forme është rreptësisht e ndaluar. Forumi Undheti ju jep një mundësi që të shprehni mendimin tuaj dhe jo të propagandoni. Nuk do të tolerohet racizmi drejtuar individëve apo shoqërive dhe të gjithë ata që mbrojnë apo shprehin këto mendime do të përjashtohen nga forumi. Spam, flooding, reklamat, janë gjithashtu të ndaluara në këtë forum.

* Respektoni të drejtën e autorit!

Materiali që sillni në forum në lidhje me një teme të caktuar diskutimi, duhet të jetë i shoqëruar me burimin nga është marrë, më konkretisht: emrin e autorit ose të faqes dhe mundësisht datën e botimit.
Me anëtarësimin tuaj ju keni rënë dakord të mos dërgoni materiale pa pasur të drejtën e autorit, ose një miratim me shkrim për materialin e kopjuar nga zotëruesi. Stafi i forumit do të ndërhyjë në rast shkelje ose abuzimi të së drejtës së autorit. Gjithashtu, të gjithë ata që përdorin ose kopjojne materiale nga forumi psikologji.net, duhet të shtojnë forum.undheti.al dhe emrin e autorit nëse ka si burim të materialit të ripublikuar. Forumi Undheti respekton të drejtën e autorit, kështu duhet të bëni dhe ju.

* Regjistrimi, të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja!

Ju keni mundesinë, të zgjdhni emrin tuaj ndërkohë që regjistroheni. Ne ju këshillojmë ta përvetësoni këtë emër. Me këtë emër që ju po regjistroheni, bini dakord të mos e jepni fjalëkalimin tuaj asnjë personi përveç administratorit, për mbrojtjen tuaj dhe për arsye vlefshmërie. Ju gjithashtu bini dakord që ASNJEHERË të mos përdorni emrin e ndonjë personi tjetër për cfarëdolloj arsyeje. Ne ju rekomandojmë të perdorni një fjalëkalim kompleks dhe unik për emrin tuaj, në mënyrë të atillë që të parandaloni vjedhjen e emrit tuaj. Pasi regjistroheni dhe hyni në këtë forum, do të jeni në gjendje të krijoni një profil të detajuar. Është përgjegjësia juaj të jepni një informacion të pastër dhe të saktë. Çdo informacion që përcaktohet nga zotëruesi i forumit ose stafi si i pasaktë ose vulgar në natyrë do të fshihet, me ose pa një lajmerim paraprak. Sanksionet e duhura mund të jenë të zbatueshme.

Mesazhet e postuara shprehin pikëpamjet e autorit, dhe jo domosdoshmërisht pikëpamjet e këtij forumi, stafit të tij, ndihmësve, ose zotëruesit të këtij forumi. Çdokush që mendon që nje mesazh apo material i dërguar është i pakëndshëm, është i mirëpritur të njoftoj menjëherë administratorin ose pjesëtar të stafit të këtij forumi. Stafi dhe zotëruesi i ketij forumi kanë të drejtën të heqin përmbajtjet e pakëndeshme, brenda një kohe të arsyeshme, në qoftë se përcaktojnë që heqja e këtyre mesazheve është e nevojshme.

Ju jeni vetë pergjegjës për përmbajtjen e mesazheve të dërguara. Për më tepër, keni rënë dakord të siguroni dhe të mbani të parrezikuar zotëruesit e këtij forumi, çdo faqe te lidhur me këtë forum, stafin e tij, dhe ndihmësit e tij. Zotëruesit e këtij forumi kanë të drejtën për të zbuluar identitetin tuaj (ose çdo të dhënë tjetër të ruajtur në këtë servis).

* Aktiviteti i antareve te saporregjistruar
Aktiviteti i antareve te saporregjistruar eshte shum i rendesishem per forumin pasi kurrsesi nuk mund te lejojme qe dikush te rregjistrohet e te shqetesoje Antaret e rregullt te forumit, kshuqe ju ftojme te merrni pjese ne forumet qe ju pershtateni me shume ne menyr qe te njiheni me antaret tjere te forumit.


Vini re!

Këto janë vetëm rregullat e përgjithshme të Forumit Forum.Undheti.al Lexoni këto rregulla para se të abonoheni në temat e nënforumeve, që të shmangni keqkuptimet dhe pakënaqësitë. Kemi besimin e plotë se ju do ti shikoni këto rregulla si të drejta dhe do të hasim në mirëkuptimin tuaj, mirëkuptim që bën të mundur mbarëvajtjen e komunitetit tonë.

Vërejtjet dhe sugjerimet e anëtarëve të forumit janë të mirëpritura.

Ju falenderojmë për kohën që shpenzoni në këtë forum!

Stafi Undheti.al

Print this item

  Ndihmoni forumin me share..
Posted by: Rambo - 08-25-2021, 12:14 PM - Forum: Rregullorja & Njoftime - No Replies

Nese shikoni ndonje teme interesante, mund ta postoni ne rrjetet tuaja sociale duke ndihmuar kshu edhe forumin!

Ne fund te faqes keni opsionin Share dhe ne krah linket perkatese, nuk ju kushton asgje pervec se dy ose tre klikimeve.

Gjithe te mirat!

Print this item

  Cfare duhet të dini mbi Undheti.al
Posted by: Rambo - 08-25-2021, 12:12 PM - Forum: Rregullorja & Njoftime - No Replies

Merrni pjesë në forum
Forumi është një nga vendet ku mund të diskutoni, mësoni apo dhe të ndihmoni anëtarët e tjerë që kanë nevoje mbi probleme nga fusha të ndryshme. Që të shkruani është e nevojshme të Identifikohuni ose Rregjistrohuni nqs nuk keni një emer të rregjistruar.

2- Ndani idet e tua me Undheti.al
Shumë hapësira janë krijuar me idet e dërguara nga anëtarët tanë. Ato jane një burim i vlyer për ne. Na shkruani çfarë mendoni! Çfarëdo të na dërgoni asgje nuk do të përfundoje ne vesh të shurdhërt.

3- Krijoni diskutime interesante
Diskutimet jane zemra e ketij bordi. Qofte ato me tematik shkence, shoqerore apo dashurie. Krijoni sa me shume diskutime ku anetaret e tjere te kene argumete per te biseduar mbi çeshtjen/et. Dergoni tutoriale te ndryshme qe keni krijuar, mbase per ju kane perfunduar ne nje cep te skedareve por per shume anetare jane udhezime mjaft te duhura.

4- Përhapni fjalën tek shokët apo miqtë tuaj.
Mund te dergoni linkun http://forum.undheti.al miqve tuaj. Ne kohet e sotme eshte akoma me e lehte te perhapni fjalen nepermjet rrjeteve sociale, email-eve, chat-eve etj etj. Gjithçka mund te behet vetem me nje fjale goje. Le ta vazhdojme kete ritem!

5- Dërgoni foto në Galerin Fotografike
Mund te dergoni foto nen galerine fotografike Foto nga pushimet tuaja te fundit, foto nga vizita juaj ne nje qytet te bukur apo dhe foto nga kengetaret tuaj te preferuar dhe me gjere.

6- Argetohuni me kuizet e forumit.
Forumi permban nje shumllojshmeri lojrash qe mund te luhen nepermjet anetareve te forumit kuizet e forumit

7- Dërgoni problemet që keni!
Nje kontribut i rendesishem eshte per ne eshte dhe problemet qe hasni ne kete bord. Sugjerime dhe udhezime qe keni nevoj per te shfrytezuar ne maksimim te gjitha funksionet e tij.

8- Merrni pjesë si zhvillues i bordit
Te mirepritur jane dhe ata qe kane njohuri baze per php, html e css, python etj..
Gjuhet e programimit

Uroj te kem ndihmuar kedo, sado pak.

Print this item

  Kur hapni një temë të re...
Posted by: Rambo - 08-17-2021, 07:51 PM - Forum: Ndihmoni njëri-tjetrin - No Replies

Ne menyre qe te shmangen keqkuptimet per mbylljen e temave qe hapni,ju lutem te ndiqni keto udhezime sa here hapni nje teme te re.

-Beni gjithmone nje kerkim qe ka te beje me idene tuaj reth temes ne titull ose fjale kyce,per te pare ekziston kjo teme apo jo.
-Kur hapni temen,pervec titullit,mundohuni te pershkruani dicka si hyrje,per te orientuar postuesit ne vijim se si te pergjigjen.
-Mos hapni tema te perafert me tema te tjera sepse tema te tilla do te mbyllen!

Ju faleminderit!

Print this item

  Lexo përpara se të bësh prezantimin.
Posted by: Rambo - 08-17-2021, 07:46 PM - Forum: Prezantoni veten ne Forum - No Replies

Athere pershendetje,
Marr shkas nga Temat qe po krijohen ktu qe tju rikujtoj qe ky eshte Sektor Prezantimi.

Por si behet nje prezantim?

Pershendetje,
Quhem Filan Fisteku,
Banoj ne Tirane,
Aktualisht vazhdoj studimet ne Universitetin Politeknik te Tiranes dega Informacion Teknologji.
Shpresoj tja kalojme mire sebashku! Faleminderit.

POSTIMET JASHT KSAJ TEME FILLIMISHT DO TRANSFEROHEN TEK KOSHI I FORUMIT NE RAST SE PERSERITEN DO FSHIHEN PA ASNJE ARSYE.

Print this item

  Rifreskim Rregulloreje Per Stafin NetedyChat
Posted by: Rambo - 07-13-2021, 06:26 PM - Forum: Dhoma #Shqiperia - No Replies

Rregullorja e dhomes #Shqiperia ne Netedy.com.
Rregullat për përdoruesit/userat
1.Rrjeti Netedy.com është i ngritur dhe funksionon mbi bazën e parimit të ofrimit të komunikimit të lirshëm dhe pa pagesë për shqiptarët (apo të huajt) kudo që ndodhen.Qëllimi i kësaj rregulloreje është mbrojtja e të drejtave të përdoruesve (user dhe staf) dhe krijimi i një ambjenti të sigurtë gjatë qëndrimit në rrjet.

2. Hyrja e përdoruesve në rrjetin Netedy.com, në dhomën #shqipëria dhe në dhomat e tjera të rrjetit është një privilegj që ofrohet nga Administratorët e rrjetit dhe jo një e drejtë që u takon userave.Të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve përcaktohen parimisht në këtë rregullore.

3. Çdo përdorues që hyn në rrjetin Netedy.com, duke patur lirinë e plotë të komunikimit, është subjekt i aplikimit të rregullave që përmbahen në këtë rregullore, si dhe paramendohet që një user është në dijeni të kësaj rregulloreje në momentin që hyn në dhomën #shqipëria.

4. Ndalohet hyrja e userave nën moshën 18 vjeç. Stafi nuk mban përgjegjësi për rastet kur useri nuk identifikon moshën e tij në momentin e hyrjes, ndërkohë që do të merren masa të menjëhershme për përjashtimin e userave minorenë, në rast të identifikimit dhe verifikimit të situatave të tilla.

5. Ndalohet kategorikisht nxjerrja në publik i informacionit mbi përdoruesit e tjerë. Rastet e publikimit të të dhënave personale apo/dhe familjarëve të userave të tjerë do të ndëshkohen rreptë deri në bllokim të përhershëm nga rrjeti Netedy.com.

6. Nuk lejohen aktivitete të cilat kanë si qëllim shkaktimin e dëmeve dhe mosfunksionim të shërbimeve apo cënimin e privatësisë si:

floods, spam, DOS, etj.;ndërhyrje në sistem për dëmtimin e aparaturave, softeve, pajisjeve;ndërhyrje për dëmtimin e përdoruesve nëpërmjet dërgimit të viruseve, trojaneve, dcc, etj.;marrjen në mënyrë ilegale të të dhënave private të përdoruesve.
7. Ndalohet rreptësisht kryerja e floodeve në dhomë, me fjalë të përsëritura apo me ofendime ndaj userave dhe stafit. Shkelje të tilla të përsëritura do të çojnë në bllokimin e përhershëm në rrjet.

8. Ndalohet përdorimi në dhomë i komunikimit ofendues, provokues, arrogant apo kërcënues ndaj userave të tjerë dhe stafit të dhomës #shqipëria. Raste të tilla do të dënohen në vazhdimësi sipas shkallës së shkeljes së kryer.Për userat problematikë që ofendojnë dhe kërcënojnë në dhomë userat e tjerë apo anëtarë të stafit, do të merren masa për bllokimin e përhershëm të tyre dhe te mos munden që të hyjnë në rrjet.

9. Në rast të ofendimeve në main nga një user, useri i ofenduar ka të drejtë të kërkojë marrjen e masave nga AOp në dhomën #ndihmë nëse ndaj userit ofendues nuk janë marrë ende masa. Në rast të ofendimeve në privat, ju sugjerojmë të bëni komandën /ignore nick apo /silence nick (emri i userit ofendues), për të shmangur konfliktimin e mëtejshëm me atë user ose /umode2 +D qe bllokon privatin.
10.Në rast të problemeve të një përdoruesi me një anëtar të stafit Aop, përdoruesi ankohet tek Sop për mosmarrveshjen që ka me Aop dhe nuk kryen ofendime apo kërcënime të mëtejshme ndaj Aop. Në rast të ofendimeve/kërcënimeve ndaj Aop, ankesa e userit nuk do të merret parasysh.Dhoma zyrtare e ofrimit të ndihmës lidhur me komanda apo ankesa të ndryshme, është dhoma #ndihmë. Userat nuk duhet të shkojnë të ankohen në privat me AOp, por të kërkojnë përgjigje zyrtare në këtë dhomë.

11. Ndalohet hyrja me emra/pseudonime banale, ofenduese, rreklamuese, provokuese. Gjithashtu ndalohen dhe nicket qe nxisin terrorizem e discriminues. Këto emra do të bllokohen në momentin e hyrjes në dhomë.

12. Ndalohen rreptësisht reklamat në dhomën kryesore (faqe interneti apo dhoma të tjera private në rrjetin Netedy.com).

13. Ndalohet rreptësisht publikimi apo shpërndarja e faqeve pornografike, faqeve të vjedhin të dhënat e përdoruesve, faqet që transmetojnë viruse të llojeve të ndryshme;

14. Ndalohet përdorimi i fjalëve me gërma të mëdha, apo përsëritja e vazhdueshme e fjalive.

15. Gjuhët e lejuara në dhomë janë gjuha Shqipe dhe Anglishte.

16. Userat kanë të drejtë të aplikojnë për VOp ose AOp, por kjo nuk do të thotë që kërkesa e tyre do të merret parasysh automatikisht. Si kërkesa bazë që një user të apikojë për AOp në dhomën #shqipëria, duhet të ketë minimalisht tre muaj nick të regjistruar, të jetë aktiv në dhomë, të mos jetë përfshirë në konflikte dhe të dijë komandat bazë për të marrë masat e duhura në dhomë, apo për të ofruar ndihmë.

Kufizime për raste të veçanta:Komunikimi në privat në Netedy.com është sekret dhe nuk përgjohet. Në rastet kur usera apo anëtarë të stafit abuzojnë me userat e tjerë apo stafin, duke ofenduar kërcënuar apo shantazhuar disa apo më shumë usera dhe anëtarë të stafit, do të merren masa për bllokim e përhershëm të këtyre userave nga përdorimi i këtij shërbimi. Rastet do të ballafaqohen nga stafi Aop-Sop dhe masat për bllokim të përhershëm do të kryhen nga stafi Sop dhe Oper.

Rregullat për Operatorët (AOp).

1. Operatorët (Aop) janë menaxhuesit kryesorë të mbajtjes së rregullit dhe rendit në dhomën #shqipëria,si dhe për dhënien e ndihmës për komandat apo ankesa në dhomën #ndihmë.

2. Zgjedhja e AOp kryhet nga SuperOperatorët (Sop) ose me iniciativë të Founderit të dhomës, duke seleksionuar përdorues aktivë dhe të rregullt, të cilët kërkojnë të kontribuojnë në mirëmbajtjen e dhomës.

3. Aop duhet të njohin rregulloren dhe komandat bazë (cs/ns/ms/bs) për menaxhimin e dhomës apo për ofrimin e ndihmës ndaj userave në dhomën #ndihme.

4. Rregullat e vendosura për përdoruesit janë detyrimisht të aplikueshme edhe nga stafi AOp. Çdo thyerje e këtyre rregullave dhe veçanërisht për ofendime të përsëritura apo abuzime të AOp ndaj userave, kërcënime të çdo lloj natyre apo ndërhyrje në jetën private, shoqërohet me humbjen e aksesit dhe marrjen e masave të mëtejshme, sipas rastit.

5. AOp kryejnë bllokimin në dhomë të userave problematikë, duke vepruar si vijon:

Bllokim nick dhe kick të përkohshëm për nicke ofendues apo nicke që nuk lejohen;Bllokim nick për ofendime të kryera në main;Bllokim ident+IP për ofendime të rënda apo të përsëritura, shoqëruar me kick;Bllokim në IP në rast të përdorimit të proxy-servers apo tor-servers;
6. Nuk lejohen kicket dhe banet që vendosen pa arsye. Banet duhet të shoqërohen me arsyen përkatëse të nxjerrjes nga dhoma. Banet për shkelje të lehta preferohen të mos i kalojnë 5 minuta. Në raste të përsëritura të baneve të vëna pa arsye, AOp do t’i tërhiqet vëmendja dhe në vijim mund të dënohet me heqje aksesi.

7. Në rast të vendosjes së baneve të përsëritura ndaj një përdoruesi për fjalor ofendues në main, Aop konsultohet me Sop për marrje të masave më të rënda ndaj përdoruesit abuzues për bllokim më të gjatë apo bllokim të përhershëm. Aop duhet të jenë gjithmonë të gatshëm të justifikojnë kicket dhe banet e vendosura në main, në rast se përdoruesi kërkon sqarime të mëtejshme në #ndihmë për bllokimin që i është bërë.

8. Nuk lejohet heqja e baneve të një operatori nga një operator tjetër kur Aop që ka vendosur ban është on line. Në rast se useri që ka marrë ban futet tek #ndihmë dhe i ofrohet ndihmë nga një AOp tjetër, ky AOp komunikon me AOp që ka vendosur ban dhe nuk e heq banin vetë. Në rast se nuk merr përgjigje brenda 5 minutash nga AOp që ka vendosur ban, si dhe në mungesë të SOp, AOp heq banin tek dhoma #shqipëria, duke këshilluar userin që të ketë kujdes në mospërsëritjen e shkeljes për të cilën ka marrë ban.

9. AOp e që janë në periudhë dënimi dhe pa akses, nuk duhet të përfshihen në debate me userat që degradojnë në ofendime, duke shmangur përplasjet apo përdorimin e komenteve ofendues, sulmet apo çdo lloj fjalori ofensiv ndaj userave apo anëtarëve të tjerë të stafit. Nëse evidentohen raste të tilla, AOp do i zgjatet afati i dënimit, apo mund të vendoset që AOp të dënuar të mos i kthehet më aksesi.

10. Preferohet që Aop të përdorin programe të përshtatshme për menaxhimin e dhomës, si Mirc apo programe chatimi për telefoni celulare, ndërkohë që ndalohet përdorimi i scripteve të luftës për nxjerrjen automatike të përdoruesve dhe ndryshimin e modeve në dhomë. Ç’do Aop mban përgjegjësi personale për problemet e shkaktuara nga përdorimi i scriptit të tij dhe sugjerohet që scripte të tilla të mbahen gjatë gjithë kohës në /remote off. Problemet e përsëritura nga përdorimi i scripteve mund të cojnë në dënime të përkohshme dhe në rast të moskorrigjimit, deri në humbje të përhershme të aksesit.

11. AOp nuk duhet të ndërhyjnë në marrjen e masave për ndryshimin e modeve të dhomës në rast të sulmeve me flood dhe kur në dhomë gjenden staf Oper. Aop nuk duhet të heqin banet apo bllokimet e vendosura në dhomë me Operserver, pa marrë më parë miratimin e Sop apo të Oper.

12. Anëtarët e stafit Aop duhet të ruajnë etikën e komunikimeve dhe respektin ndaj njëri-tjetrit. Në raste të paraqitjes së një konflikti mes stafit Aop, operatori i dëmtuar nuk duhet të përplaset me operatorin abuzues, por duhet të paraqesë problemin tek një SOp dhe të presë përgjigjen dhe zgjidhjen e situatës. Ndalohen përplasjet dhe ofendimet mes stafit Aop, apo sjellje denigruese dhe ofensive të çdo lloj natyre. Në rast ofendimesh të ndërsjellta, të dy operatorët do të dënohen në raport me shkeljen e kryer.

13. Një Aop i rregullt duhet të jetë aktiv në main. Në rast të mungesës pa njoftim për mbi tre javë, Aop i hiqet automatikisht aksesi. Në rast të largimit për periudha më të gjata, Aop komunikon me stafin Sop për heqjen e aksesit dhe rikthimin e mundshëm pas kthimit, por gjithmonë duke qenë aktiv në main dhe kontribues për rrjetin. AOp në kë rast do të shtohet me miratimin e votave të 2/3 të stafit Sop.

14. Ndalohet dhënia e password personal ndaj Aop apo userave. Në rast të evidentimit të një situate të tillë, Aop humbet menjëherë aksesin.

15. Aop duhet të shmangin futjen në grup të nickeve që nuk i përdorin. Preferohet që Aop të përdorin pjesën më të madhe të kohës nickun me të cilin janë regjistruar për çështje korrektese dhe transparence.

Të veçanta:Në Vop-list mund të shtohen kandidatë për Aop, apo user me kontribute të gjata dhe positive në dhomë. Pavarësisht aspektit teknik, në dhomën #shqipëria nuk ekziston një Hop-list. Ndalohet që Aop të qëndrojnë në akses Hop (+h).


Rregullat për SuperOperatorët (SOp)
1. SuperOperatorët (Sop) menaxhojnë stafin Aop dhe trajtojnë problematika të ndjeshme që lidhen me përplasje user-operator, operator-operator, ndërkohë që Sop janë subjekt i rregullave të njëjta si për user dhe AOp. SOp kanë rol kryesor në shmangien e abuzimeve nga userat dhe Aop, apo në rast të përplasjeve user-AOp, AOp-AOp.

2. SOp mund te sygjerohen e propozohen nga stafi #Sop e shtohet vetem me miratimin e vendosjen e Founderit te dhomes. SOp dënohet nga Founderi në mënyrë të përkohshme apo të përhershme, në proporcion me shkeljen e kryer.

3. SOp ndërhyn në raste kur AOp kryejnë veprime apo sjellje që bien ndesh me rregullat e lartpërmendura. Në rastet kur AOp nuk pajtohet me vendimin e SOp, nuk duhet të ofendojë apo të kryejë veprime të tjera kundër Sop, por gëzon të drejtën të ankohet tek Founder.

4. Në rast të heqjes nga aksesi të një AOp, pas sqarimit të situatës me AOp, SOp duhet të postojë paralelisht në forum arsyet e heqjes së AOp dhe masën e dënimit. AOp ka të drejtë të replikojë për dënimin e marrë vetëm tek Founderi dhe jo tek SOp e tjerë.

5.SOp nuk mund të shtojnë AOp bazuar në vullnetin e tyre personal. SOp selekton userat e përshtatshëm për AOp, cilësitë positive pse një user meriton të marrë AOp, kriteret e regjistrimit (si koha e duhur e qëndrimit aktiv në chat, regjistrimi i nick, njohja e komandave, kontributi i dhënë) dhe e propozon userin/userat për Aop. Më pas, SOp japin vlerësimet e tyre për userin e propozuar dhe në rast votimi, AOp shtohet në listë me shumicen e votave. Ne rast barazimo votash vendos Founderi. Vota e Sop duhet të jepet brenda një periudhe 2-javore, në rast të kundër kjo votë nuk do të merret parasysh.
6. SOp duhet të punojnë me AOp për çështje të ndryshme, komanda, problematika rreth menaxhimit të dhomës, veçanërisht me AOp e rinj, të cilët duhet t’i kenë në patronazh gjatë periudhës së ambientimit me stafin dhe mënyrën e reagimeve ndaj problematikave të ndryshme që paraqiten.

7. SOp duhet të komunikojë në mënyrë të vazhdueshme dhe transparente me SOp e tjerë lidhur me problematika të dhomës, situata konkrete, shqetësime të userave apo të stafit SOp, para ndërmarrjes së iniciativave personale që mund të rezultojnë në krijimin e debateve dhe përplasjeve me anëtarë të tjerë të stafit. Pritet nga SOp që të jenë mirëkuptues dhe të gatshëm për të zgjidhur problematikat ekzistuese dhe jo të veprojnë në mënyrë të njëanshme. Në rast të paraqitjes së problematikave mes stafit SOp, ata duhet të diskutojnë me Founderin, i cili do të japë vlerësimin dhe gjykimin final dhe që duhet të pranohet nga SOp përkatës.

8. SOp diskutojnë me stafin Oper-Admin në rast të paraqitjes së nevojës për të bllokuar hyrjen e një useri në rrjet, duke argumentuar problemin me logset përkatëse dhe shkeljet e kryera. Në rast të mungesës së Founderit, SOp diskutojnë me Adminët apo Root-Admin në rast të abuzimeve të kryera nga një Oper, duke shmangur përplasjen mes Aop-OPer, apo SOp-Oper. SOp pasqyrojnë të gjithë problematikën më pas tek Founder dhe në forum, duke ofruar një përshkrim të plotë dhe të qartë të ngjarjes.

Print this item